Dogana ndalon kontrabandë me mallra ushqimore në vlerë rreth 2 mijë euro në kufi me Serbinë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësia e TASK FORC-ës në Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës, ka parandaluar një tentim kontrabande me mallra, sot më 22.08.2024.
Siç thuhet në njoftim, në brezin kufitar që lidhë fshatin Breznicë me fshatin Karaqevë, njësitet kompetente, kanë ndalur një automjet transportues, me targa vendore, i cili sipas tyre po vinte ilegalisht nga Serbia.
“Pas përcjelljes nga njësitet e lartcekura është arritur të ndalet, gjatë kontrollit automjeti i cili drejtohej nga shetas kosovar, është vërejtur se kishte të ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore me vlerë rreth 2 mijë euro”- shkruhet në njoftimin e Doganës.
Tutje Dogana e Kosovës bënë të ditur se mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë” dhe se rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës.