Përplasen 31 automjete në autostradë, 15 të vdekur në Kinë

Të paktën 15 persona vdiqën dhe 44 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së 31 automjeteve në një autostradë në veriperëndim të Provincës Gansu të Kinës të shtunën mbrëma, thanë autoritetet lokale.

Ekipet e shpëtimit thanë se një kamion i rëndë humbi kontrollin dhe u rrëzua në korsinë e automjeteve të vogla, teksa prisnin në një stacion pagesash në autostradën Lanzhou-Haikou në orën 7:21.

Stacioni i taksave është afër Lanzhou, kryeqyteti i Gansu.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve kineze, Xinhua shoferi i kamionit i tha autoriteteve, se frenat e tij dështuan teksa po zbriste në një dyshezë në afërsi të stacionit të pagesave.

Javën e kaluar, 13 persona u vranë pas një rrahje midis një pasagjeri dhe një shoferi gjë që shkaktoi aksidentin e një autobusi i cili ra nga një urë në lumin e fuqishëm Yangtze në jugperëndim të Kinës.

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë, ku rregulloret e trafikut shpesh shkelen./21Media