Rrihen për Shkak të Mosmarrëveshjeve për Autolarjen

Policia e Kosovës njoftoi se dje rreth orës 14:20 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” ka ndodhur një sulm fizik nga dy persona të dyshuar për policinë ndaj një viktime, dhe për pasojë, sipas raporteve mjekësore, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të tre pjesëmarrësit në këtë rast janë me mbiemër Bytyqi.

“Sipas hetuesve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, thuhet se sherri ka plasur për shkak të menaxhimit ose mosmarrëveshjeve për një autolarje”, tha zëdhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Pasi të njëjtit janë recidivist të veprave penale, prokurori i shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor.