I Konfiskohet Arma, pas Fotografisë së Publikuar në Facebook

Policia e Kosovës e ka konfiskuar një armë me gas me të cilën një femër ishte fotografuar dhe e kishte postuar në profilin e saj në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren sot pas mesnatës.

Sipas policisë, e dyshuara kishte publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ disa fotografi në të cilat mbante një armë zjarri.

“Është kontaktuar e dyshuara e cila ka pranuar se ka pasur në dorë armën në fjalë por e njëjta armë sipas saj është pronë e të dyshuarit mashkull, shqiptar- shtetas i Kosovës, dhe i njëjti e ka në posedim. Pasi që është kontaktuar i dyshuari është intervistuar dhe ka dorëzuar armën me gas te kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar.