Ilustrim

Arrestohen Tre të Dyshuar për Grabitje në Ferizaj

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje kanë arrestuar tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje”, kurse i dyshuari i katërt, i njohur për policinë, është ende në kërkim, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur me 5 korrik 2015, kur të dyshuarit, K.S. 25 dhe L.S kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, i cili kishte qenë me anëtarët e familjes në gjumë.

Ata kishin kërcënuar viktimën dhe kishin marrë rreth 600 Euro, një telefon iPhone dhe një orë dore ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, të dyshuarat D.Q. dhe A.T. gjatë kësaj kohe kanë ndihmuar të dyshuarit duke bërë roje jashtë shtëpisë.

Policia njofton se tek të dyshuarit është gjetur telefoni i viktimës dhe do të shërbejë si provë materiale.

Pas intervistimit, të dyshuarit e kanë pranuar veprën e kryer dhe me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.