Arabia Saudite Nis Sulmet Ajrore në Jemen

Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore në Jemen kundër rebelëve shiitë Houthi, tha Ambasadori Saudit në SHBA.

Adel al-Jubeir tha se Arabia Sausite po vepron “për t’i dalë në mbrojtje qeverisë legjitime” të presidentit Abdrabbuh Mansour Had, raporton BBC.

Mbështetësit e Presidentit Hadi thonë se ata kanë arritur ta rimarrin aeroportin Aden të enjten pas luftimeve të ashpra me forcat aleate të luftëtarëve Houthi.

Rebelët e mbështetur nga Irani kanë bërë progres të shpejtë në muajt e fundit.

Ata kanë detyruar Presidentin Hadi të largohet nga  kryeqyteti Sanaa.

Pamjet e sulmeve të transmetuara në lajmet e Televizionit që është në pronësi të Al-hedethi  shfaqin atmosferën e përfshirë nga armët e zjarrit.

Arabia Saudite ka ofruar 100 avionë luftarakë dhe 150,000 ushtarë për këtë operacion, raportoi televizioni suadit al-Arabiya.

Zyrtarët jordanezë thonë se edhe forcat ajrore të tyre me avionë  janë duke marrë pjesë në operacion.