Ilustrim

Përleshje e plagosje para një lokali në Gjakovë

Tre persona janë arrestuar nga policia orët e para të mëngjesit të djeshëm, dy prej tyre janë plagosur e lënduar.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur, ku më pas është përdorur edhe arma e zjarrit dhe mjete të forta.

Si pasojë e përdorimit të armëve dhe mjeteve të forta dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku njëri është hospitalizuar në spitalin rajonal në Pejë në mbikëqyrje të Policisë, tjetri është dërguar në mbajtje i cili po ashtu ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari i tretë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.