Foto: TV21

Përfundon takimi i delegacionit Francë- Gjermani me Presidentin Thaçi

Ka përfunduar takimi i delegacionit Francë-Gjermani me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky delegacion në përbërje ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët në Kosovë po qëndrojnë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.

Delegacioni sot është duke qëndruar për vizitë në Kosovë ku së pari është takuar me presidentin Thaçi. Ndërsa tani pritet të takohen me kryeministrin Haradinaj.

Kurse, në ora 11:30 ky delegacion do të takohet me kryeparlamentarin, Kadri Veselin. Delegacioni francez  përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, Shef i Misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer.

Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, Shef i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, nga Christian Hellbach, i cili është i Dërguar Special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman Christian Heldt.