Pavarësia Sopa

Pavarësia Sopa: Kur të rritem dua t`i shërbej vendit tim

Pavarësia Sopa, e cila u lindi në ditën e njëjtë me shpalljen Pavarësisë më 17 shkurt, 2008 ka folur për ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e 11-të të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në një video promovuese të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ajo ka thënë se ndihet me fat që ka lindur në ditën e njëjtë, kur Kosova e shpalli Pavarësinë.

“Ditëlindje ime gjithherë është e mbushur me emocione, në njërën anë jam e rrethuar nga familjarët e mi, shokët, shoqet festojnë për ditëlindjen time, në anën tjetër gjithmonë jam në qendër të vëmendjes”, ka thënë Pavarësia.

Pavarësia ka thënë se është e krenare me vendin e saj dhe se kur të rritët do t`i shërbejë vendit të saj – Kosovës.

Video promovuese është përgatitur nga Divizioni për Komunikim me Publikun i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

 

 

.