Paraburgim të Arrestuarve për Pronat

Gjyqtarja e procedurës paraprake e EULEX-it, Jennifer Seal, ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim për të arrestuarit gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Artan Villës, Hajrullah Berishës, Ilaz Sylës, Nuhi Ukës, Sabedin Haxhiut dhe Avni Maxhunit u është caktuar masa e paraburgimi me kërkesë të prokurorit të EULEX-it Danilo Ceccarelli.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuan avokatët e të arrestuarve, Tahir Rrecaj dhe Sabrije Jashari.

Rrecaj mbron të dyshuarin Nuhi Uka, ndërsa Jashari Hajrullah Berishën.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka sjellë pamje dhe fotografi ekskluzive nga operacionet e bastisjeve dhe dërgimit të arrestuarve para gjykatës.