Opozita nuk voton, nuk kalon asnjë nga pikat e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet për seancën e sotme mirëpo, votimi i pikave të rendit të ditës ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së kuorumit të duhur të votave.

Ndonëse në Kuvend ishin mbi 61  deputetë në shumicën e pikave votuan vetëm 33 deputetë. Në seancën e sotme të Kuvendit poashtu nuk janë asnjë nga ministrat si dhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke e parë të gjithë situatën mosvotimit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i tha nënkryetarit të Kuvedit Xhavit Halitit se nuk ka kuptim të vazhdohet më tutje kjo seancë.

“Që nga fillimi nuk ka kuorum. Në atë gjendje e keni sjell Kuvendin”, tha ai.

Mirëpo pavarësisht deklaratës së Hotit, nënkryetari Haliti vazhdoi leximin e pikave të rendit të ditës.

15 pikat e rendit të ditës të cilat kishin mbetur nga seanca e 7 marsit e që u shtynë për seancën e ardhshme janë si në vijim

1.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017.

4.Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.

5.Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

6.Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017.

7.Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017.

8.Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore.

9.Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare.

10.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

11.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

12.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

13.Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

14.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

15.Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1.Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4.Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3.Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5.Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

1.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

1.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

1.Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

2.Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,