Opozita Braktis Seancën e Sotme

Deputetët e partive opozitare e kanë braktisur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pasi janë përpjekur ta pengojnë zhvillimin e seancës plenare me hedhje të gazit lotsjellës dhe me përdorim të dritës së laserit, dhe pas një fjalimi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, i cili u ka bërë thirrje kolegëve të pozitës të kontribuojnë në normalizimin e situatës në vend dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Mustafa, deputetët e LVV-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, kanë braktisur seancën e sotme.

“Nuk kthehemi më sot”, ka thënë deputetja Shqipe Pantina teksa po dilte me kolegët e saj opozitarë nga ndërtesa e Kuvendit.