Pamje nga aksidenti mes trenit dhe veturës që ka ndodhur në prill në Fushë-Kosovë - Foto: KALLXO.com

Nuk Respekton Shenjat, Ndeshet me Trenin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje pasdite në rr. “Reçaku” në Ferizaj. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është përplasur me një tren.

Sipas Policisë, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në ora 17:02.

Në raportin e përditshëm policor thuhet se shoferi, shtetas i Kosovës, teksa ishte duke drejtuar veturën e tij nuk është ndalur në barrierat e hekurudhës dhe është përplasur në trenin i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë drejtuesi i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik pas përkeqësimit të motit.

http://kallxo.com/perkeqesimi-motit-policia-apelon-per-siguri-ne-trafik/

Në muajin korrik, KALLXO.com ka raportuar për një rritje të madhe të aksidenteve në trafik në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

http://kallxo.com/rritje-e-frikshme-e-numrit-te-aksidenteve/

Ndërsa, më 20 shtator të këtij viti ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh rregulla të reja për shoferë, këmbësorë dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, disa nga elementet e rëndësishme të këtij Ligji përfshijnë edhe pikët negative që grumbullohen nga shoferët në trafik dhe pajisje shtesë të detyrueshme për të rritur sigurinë në trafik.

http://kallxo.com/rregulla-te-reja-ne-trafik-ligjin-e-ri/

Detaje për Ligjin e ri ka dhënë majori Jeton Rexhepi në emisionin “Drejtësia në Kosovë“.

http://kallxo.com/majori-shpjegon-ligjin-e-ri-te-trafikut/

Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, Policia Rajonale e Gjilanit ka zbatuar një plan operativ, me ç’rast pas kontrolleve të jashtëzakonshme teknike të dhjetëra automjeteve janë gjobitur dhjetëra shoferë për shkak se automjetet i kishin me defekte serioze.

http://kallxo.com/automjetet-defekte-gjobiten-dhjetera-shofere/