Një i Plagosur në Një Fshat të Gjakovës

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth orës 19:30 në rrethana ende të panjohura për policinë.

P.H., rreth 45 vjeçar, ka mbetur i plagosur në një incident në fshatin Marmull të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj.

Sipas tij, gjendja e viktimës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai është bartur nga Gjakova drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Nuk kemi ende të dyshuar, jemi në fazë intensive të hetimeve”, tha Kristë Gjokaj.