Nis nesër në Prishtinë dialogu muzikor ‘Monotone'

Për 5 ditë më radhë, nga 26 deri më 29 korrik 2019, në Kino Armata në Prishtinë do të mbahet dialogu muzikor “Monotone”.

Kino Armata përmes një njoftimi bën të ditur se “Monotone” është ngjarje katërditore me fokus në muzikë në përpjekje për hapjen e dialogut mes artistëve, profesionistëve, kritikëve dhe hulumtuesve.

Përmes koncerteve, ligjëratave, prezantimeve, sesioneve, filmave dhe kanaleve tjera të komunikimit, “Monotone”, sipas organizatorëve gradualisht do të bëhet platformë improvizuese për eksperimentim dhe formësim kulturor.

“Monotone” përkrahet nga Komuna e Prishtinës, Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe programi Culture for Change, i financuar nga Bashkimi Europian.