Flamuri i Maqedonisë - Foto: REL/MIA

Nga e marta, IRJM zyrtarisht do të quhet Maqedonia e Veriut

Vendi fqinj i Kosovës, edhe zyrtarisht nga e marta do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Amendamentet kushtetuese kanë hyrë në fuqi dhe me këtë fillojnë menjëherë obligimet e Qeverisë.

Pas ratifikimit në Parlamentin grek, qeveria me letër duhet të njoftojë të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare si dhe vendet e OKB-së se Republika e Maqedonisë, nga ai moment është Republika e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, do të ndërrohen edhe tabelat në pikat kufitare të vendit, në përfaqësitë diplomatike, konsullata si dhe tabelat në hyrje të institucioneve./21Media