Ilustrim

Nga Ahengu Familjar Përfundon në Polici

Një burrit nga Podujeva i është konfiskuar një armë pasi dyshohet se me të shtiu gjatë një ahengu familjar.

Sipas Policisë së Kosovës, në orët e para të ditës së djeshme, është raportuar për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar.

Arma e konfiskuar është një pistoletë me gaz si dhe gjashtë gëzhoja të plumbave.

Nuk raportohet për arrestime dhe sipas Policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.