Ilustrim

Nga 2013-ta kostoja për të ndërtuar në Kosovë ishte më rritje

Çmimet për ndërtim u rritën për 2 për qind për tre muaj. Kosto e ndërtimi në Kosovë që nga viti 2013 e këndej ka shënuar një trend rritës. Kosto me rritje për këtë sektor janë evidentuar edhe në tremujorin e tretë të sivjetmë.

Të dhënat e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të publikuara në indeksin “Indeksin e Çmimeve të Ndërtimit (IKN) tregojnë se çmimet u rritën.

Kostoja e ndërtimit shtrenjtohet për tre muajt korrik-shtator, kryesisht në transport “Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati ngritje për 0.5% në tremujorin e tretë (TM3) 2018, krahasuar me TM2 2018. Rritje më të madhe kishte te kategoritë: transporti (14.3%), energjia (1.6%) dhe kostot e tjera me 0.6%.”, thuhet në komunikate.

Ndërkaq, krahasuar të njëjtën periudhë, korrik-shtator  2018 me atë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0 për qind.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti 14.3 për qind, energjia 2.5 për qind, materialet 2.1 për qind dhe kostot e tjera 1.3 për qind.