Nexhat Daci - Foto: Facebook/LDD

Nexhat Daci Zgjidhet Kryetar i Akademisë së Shkencave

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës sot ka mbajtur zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re.

Kryetar i ASHAK është zgjedhur akademik Nexhat Daci, nënkryetar Jusuf Bajraktari ndërsa sekretar shkencor anëtarja korrespondente Myzafere Limani.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve.

Nexhat Daci do të jetë pasues i Hivzi Islamit i cili ishte në postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, për më shumë se një mandat. /21Media