Pika kufitare Kosovë- Maqedoni në Stançiq. Foto: Kallxo.com

Nesër vihet gurthemeli i pikës kufitare në Stançiq

Nesër në ora 14:00 mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objektit të pikës së përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, Bellanoc – Stançiq.

Në këtë ngjarje mes dy vendeve, do të marrin pjesë personalitete publike të Kosovës dhe të huaj.

Hapja e ceremonisë do të bëhet nga shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefi i zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani.

Nga ora 14:40 do të bëhet vendosja e gurthemelit të objektit të pikës kufitare në Bellanoc – Stançiq.

https://kallxo.com/kosova-e-maqedonia-pajtohen-per-hapjen-e-pikes-kufitare-ne-stanciq/

Për hapjen e kësaj pike kufitare ishin dakorduar në gusht të vitit të kaluar Kosova dhe Maqedonia.

E ata që i janë gëzuar më së shumti hapjes së kësaj pike kufitare janë banorët e Anamoravës.

https://kallxo.com/anamorava-gezohet-pikes-kufitare-te-stanciqit/

Kjo pikë kufitare atyre ua shkurton për rreth 50 kilometra rrugën për te të afërmit e tyre që gjenden në anën tjetër të kufirit.