Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani inspektojne punimet ne ndertimin e pikes doganore ne Stanqiq Foto: ZKM

Enver Hoxhaj dhe Bujar Osmani vizitojnë pikën doganore në Stançiq

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vizituar sot pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, Stanqiq-Bellanoc, ku është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Hoxhaj dhe Osmani kanë inspektuar punimet në ndërtimin e pikës doganore në këtë lokacion.

Hoxhaj ka falënderuar zëvendëskryeministrin Osmani për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për mbarëvajtjen e këtij projekti.

“Sot është 10 qershori kur ne festojmë paraqitjen e Lidhjes së Prizrenit si një artikulim i kërkesave të shqiptarëve kudo që jetojnë. Sot është edhe 20 vjetori i miratimit të Rezolutës 1244 dhe tërheqjes së forcave serbe nga Kosova prandaj kemi vendosur që kësaj dite simbolike t’ia japim një kuptim të ri me këtë pikë kufitare që do t’i afrojë vendet tona”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Hoxhaj ka bërë të ditur se do të ketë edhe pika të reja kufitare me vende tjera fqinje.