Ilustrim Hekurudhë - Foto: Facebook

Nëntë Jetë të Humbura për Dhjetë Vjet nga Trenat

Aksidentet në linjën hekurudhore Fushë-Kosovë-Shkup kanë shkaktuar vdekjen e nëntë personave që nga viti 2006.

Aksidentet dhe vdekjet në këtë linjë i ka regjistruar Policia e Kosovës.

Florie Ahmeti, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës tha për KALLXO.com se në pjesën e hekurudhës Fushë-Kosovë-Shkup nga viti 2006 kanë ndodhur 19 aksidente.

Sipas zëdhënëses Ahmeti, shtatë nga këto aksidente kanë përfunduar me të vdekur, shtatë të tjera me të lënduar dhe pesë me dëme materiale.

Katër ditë më parë në afërsi të fshatit Miradi të Fushë-Kosovës treni goditi një makinë, duke shkaktuar vdekjen e shoferit të saj.

I vdekuri ishte punonjës i hekurudhës.

http://kallxo.com/treni-godet-veturen-nje-vdekur/

Edhe në prill të vitit të kaluar treni goditi një makinë në vendin ku kalohet hekurudha për të shkuar në Nakaradë të Fushë-Kosovës.

http://kallxo.com/treni-godet-veturen-ne-fushe-kosove/

Sipas policisë, mungesa e shenjave të komunikacionit, vendkalimet ilegale dhe papërgjegjesia e shoferëve janë shkak i këtyre aksidenteve të shumta në këtë hekurudhë.

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje kredie me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rehabilitimin e linjës së saj hekurudhore nga Hani i Elezit deri në Leshak të Leposaviqit, për të cilën do të shpenzohen 92 milionë euro.

Agron Thaçi, kryeshefi ekzekutiv i Infrakosit, ndërmarrjes që menaxhon hekurudhat tha më 29 janar 2017 për KALLXO.com se sivjet pritet të nisë rehabilitimi i hekurudhës kosovare prej 149 kilometrash.

Komuna e Ferizajt pret që në këtë qytet hekurudha që kalon mespërmes tij në një gjatësi prej 2 kilometrash të futet nën tokë me projektin e rehabilitimit.

http://kallxo.com/rehabilitimi-qe-pritet-te-heqe-rrezikun-nga-trenat/

Në vitin 2013 Gazeta Jeta në Kosovë solli rrëfimin e një banoreje të Komunës së Ferizajt që ishte rrëzuar në hekurudhë dhe kishte ngecur e shtrirë përmbys mes dy binarëve në kohën kur treni i kalonte përmbi.

Treni i Zhvillimit dhe Vdekjes

Redaktoi: Bekim Muhaxheri