Pamje nga takimi i sotëm konsultues - Foto: KALLXO.com

Në Takimin Konsultues Mungon Vetëm Vetëvendosje

Në këtë takim pritet të diskutohet për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit.

Seanca konstituive e 3 gushtit pas betimit të deputetëvë të legjislaturës së re kishte përfunduar pa zgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit.

Të njëjtën ditë dhe të nesërmen ishte mbajtur vazhdimi i seancës, por kishin dështuar në mungesë kuorumi.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thirrur për nesër vazhdimin e seancës konstituive.