Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatet për asambliste të Çairit tregojnë prioritetet e tyre

Kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Çairit, në Debat Përnime kanë treguar se cilat politika do t’i shtyjnë përpara nëse marrin mandat nga zgjedhjet e 17 tetorit.

Kandidatja për asambleiste nga radhët e BDI-së, Antigona Kallaba, tha se ajo do të angazhohet në tri sfera, si zhvillimi i procesit edukativo-arsimor, ngritjen dhe zhvillimin e pozicionit të gruas në të gjitha nivelet e jetesës dhe infrastrukturën nëntoksore.

“Angazhimi im si keshilltare në komunën e Çairit do të jetë në respektimin e dispozitave ligjore dhe akteve të tjera. Në këtë drejtim posaqërisht do të angazhohem në tri sfera; zhvillimi i procesit edukativo-arsimor, ngritjen dhe zhvillimin e pozicionit të gruas në të gjitha nivelet e jetesës dhe infrastrukturën nëntoksore. Tek procesi edukativo-arsimor, është bazament për formimin e personalitetit tek fëmijët dhe një fundament i rëndësishëm të bartësve të proceseve në pozitën shoqërore. Puna ime do të jetë e koncentruar në bashkëpunimin direkt ms komisionimin për arsim dhe shkencë pranë këshillit komunal”, tha Kallaba.

Ndërsa Filiz Ndoci, kandidate për asambleiste nga Lëvizja Besa, zotohet se do të jetë zë i fuqishëm kundër dhunës ndaj gruas dhe se do të jetë në përkrahje të rinisë.

“Unë zotohem si asambliste do të jem zë i fuqishëm kundër projekteve të dëmshme sidomos për qytetarët e Çairit, zë i fuqishëm kundër çdo dhune ndaj femrës, sepse edhe ky problem është mjaftë aktual për femrat e tona sidomos në komunën tonë. Do të ngre zërin për fuqizimin e femrës sidomos në vendimmarrje, qoftë ajo në politik por qoftë edhe në biznes. Problem tjetër që neve na tangon është  rinia, pra rinia është ajo grup moshë e popullsisë nga e cila nvaret e ardhmja e ecurisë së vendit tonë, e ardhmja e një populli. Mbajtja e kësaj pjese vitale të popullsisë që premton shumë për vendin, do ta kthejmë në një angazhim maksimal tonin”, tha Ndoci.

Lejla Emrullai, kadidate për asambleiste nga BDI, tha se do të inicojë projekte që kanë të bëjnë me pozitën e gruas.

“Të jesh antare e këshillit komunal do të thotë të jesh zëri i popullit, të jesh antarë i këshillit komunal  do të thotë të jesh me ndërgjegje të lartë shoqërore duke njohur mirë thelbin e antarit të këshillit dhe kontributin si antare e këshillit. Do inicoj plane aksionale, projekte të cilat kanë të bëjnë me pozitën e gruas në shoqëri, edhe pse unë dua të theksoj se në komunën e Çairit, me Visar Ganiun për momentin nga 11 institucione edukativo-arsimore, 7 udhëhiqen nga gratë por nuk do të thotë se kjo mjaftonë”, u shpreh Emrullahi.

E kandidatja për asambleiste nga Lëvizja Besa, Melek Aliju, tha se tematikat në të cilat do të fokusohet janë përmirësimi i kushteve të transportit dhe hapësirat për parkingje.

“Ndër tematikat kryesore që do të fokusohem janë përmirësimi i kushteve të transportit publik, gjithashtu edhe ndërtimin e vendeve të reja për parking dhe kategorizim dhe riciklim të mbeturinave në mënyrë të organizuar. Si projekt në të cilin do të angazhohem maksimalisht është edhe projekti, kartela elektorinike smart Shkupi e cila do të mundësoj në mënyrë të organizuar që çdo banorë dhe turistë  në qytet të funksojnoë në menyrë sa më të organizuar”, tha Aliju.

Sermine Purrini, po ashtu kandidate për asambliste nga radhët e BDI-së, tha se prioritet i saj do të jetë përkrahja e grave dhe do të fokusohet në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

“Unë fuqishëm do t’i përkrah gratë, por sidomos qëllimi do të jetë në vendimmarrje të tyre, dhe në barazinë gjinore. Do të fokusohem dhe zëri im i fuqishëm do të jetë për arsim, për kulturë dhe për sport. Arsimi siç e dimë, jo vetëm në komunëm tonë por në të gjithë botën pësoi këto dy vite më sëmundjen e COVID-19, dhe do të duhet ne si asambleiste së bashku t’i japim një fuqi shumë të madhe në përkrahjen e mësimdhënësve dhe nxënësve”, tha Purrini.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e komunës së Çairit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të pranishëm në debat janë kandidatët: Kastriot Rexhepi nga Lëviza Besa dhe Visar Ganiu nga

Bashkimi Demokratik për Integrim. Të ftuar ishin edhe Bekim Sali nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe Misin Gradinaj nga Partia Demokratike Shqiptare por nuk kanë pranuar të përballen në këtë debat.