Ilustrim

Ndoti ambientin duke ndezur goma, arrestohet nga policia

Një person është hasur nga policia duke ndezur disa goma të cilat më pas kanë shkaktuar ndotje të ambientit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lipovec të Komunës së Gjakovës.

Në lidhje me rastin janë njoftuar inspektorët e ambientit të komunës së Gjakovës dhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si ndotje e ambientit