Ndotje e madhe e ajrit në Kishnicë (FOTO)

Në fshatin Kishnicë të komunës së Graçanicës është shkaktuar ndotje e madhe e ajrit si shkak i gërmimeve dhe bartjes së dheut në këtë zonë.

Po ashtu, në këtë fshat ndodhet edhe Miniera e Kishnicës, që për disa vite e ka në funksion vetëm flotacionin.

Miniera dhe gërmimi i dheut në këtë zonë përpos ajrit, janë edhe ndotës i madh i lumit “Graçanka”.