Suharekë, dënohet me 200 euro qytetari që hodhi mbeturina të ngurta në hapësirë publike
23.5.2023 - 20:41
Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave të ngurta në hapësirë publike në Suharekë.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.
Muharremaj tha se nuk do të ketë asnjë kompromis për ata që e dëmtojnë ambientin.
“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”- ka shkruar Muharremaj.