Ilustrim

Ndërtuesit patën një kosto më të ulët në muajt prill-qershor

Kosto e ndërtimit, në tre muajt prill-qershor të sivjetmë ishte 1.3 përqind më e lirë në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kjo ulje qe ndikuar nga pagat dhe materiali. 

Transporti dhe rryma ndikoi në rënien e lehtë të indeksit të kostos së ndërtimit në këta tre muaj në raport me ata paraprak

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë  (IKN) pësoi rënie për (-0.1%) në tremujorin e dytë TM2 2020, krahasuar me TM1 2020. Rënie më të madhe kishin transportet (-4.0 %); energjia (-1.8 %); dhe kostot e tjera (-0.8%).”, bën të ditur komunikata.

Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve te makineritë 0.5 përqind dhe te materialet 0.2 përqind.

Kosto e ndërtimit ishte për -1.3 për qind më lirë në këta tre muajt se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndikuar kryesisht nga rënia e kostos në paga e materiale

“Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me te njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pësoi rënie për (-1.3%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: pagat (-3.3 %); materialet (-1.6%); dhe energjia (-1.0%).”, thuhet në komunikatë

Tutje thuhet se ngritje pati te: transporti 8.0 përqind; makineritë 1.7 përqind; dhe kostot e tjera 0.2 përqind.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikmit për Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë 2020.

Ndryshe, në konferencën e organizuar për media, Ahmet Krasniqi nga AKK foli lidhur me çmimin e çimentos. Ai tha se kanë marrë informata për ngritje të çmimit deri në 20%, ku sipas tij është duke u abuzuar me këtë çmim i cili ka ngritje zakonisht vetëm në sezonin kur ka më shumë ndërtime.

Ai më tej shtoi se ngritje pati në të gjithë Ballkanin.

Autoriteti i Konkurrencës: Çmimi i çimentos ka ngritje në gjithë Ballkanin