Naser Makolli Akuzohej për Ndihmë në Vrasje të Rëndë

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën e datës 31.08.2016, në të cilën Naser Makolli akuzohet se ndihmoi Xhevat Hysenajn në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Xhevat Hysenaj më 27 janar të vitit të kaluar në fshatin Sopi të Suharekës, me dashje ka privuar nga jeta Egzon Mazrekun dhe e ka vënë në rrezik jetën e Naim Mazrekut me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Ndërsa, i akuzuari Naser Makolli me automjetin e tipit “Shoda Fabia” të cilën e kishte marrë me qera në Prishtinë, kishte shkuar në fshatin Sopi, në shtëpinë e Naim Mazrekut me qëllimin për të vjedhur.

Naser Makolli e kishte pritur në automjet për të bërë roje, ndërsa i akuzuari Xhevat Hysenaj kishte hyrë në shtëpi, i cili pasi ishte hetuar nga pronari Naim Mazreku e kishte nxjerrë pistoletën dhe nga një afërsi shtën dhe e kishte plagosur në të dy këmbët. Ndërsa një predhë e hedhur nga pistoleta e tij e kishte qëlluar në pjesën e gjoksit në anën e majtë djalin e Naimit, Egzon Mazrekun.

Ky i fundit nga plagët e marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Pas kryerjes së veprës, të akuzuarit me automjetin të cilin e drejtonte Naser Makolli ishin arratisur në drejtim të fshatit Magurë të Komunës së Lipjanit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prizren, të akuzuarin Xhevat Hysenaj e ngarkoi me veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa Naser Makollin për kryerje të veprës penale të ndihmës në vrasje të rëndë.

KALLXO.com, raportoi për vdekjen e të paraburgosurit dhe po ashtu transmetoi rrëfimin ekskluziv të vëllait të ndjerit Naser Makolli

http://kallxo.com/ekskluzive-flet-vellai-naser-makollit/