Ibrahim Matoshi, i arrestuar nga policia serbe I Kortezi nga familja e Ibrahim Matoshit

MPJ tregon arsyen e arrestimit së mërgimtarit në Serbi

Mërgimtari, Ibrahim Matoshi është arrestuar nga policia serbe për shkak të një lënde të vitit 1999.

Kështu ka thënë zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme së për KALLXO.com.

“Po mund të ju themi se deri më tani informatat i kemi se ai është arrestuar për një lëndë të vitit 1999. Zyra ndërlidhëse e MPJ në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e të arrestuarit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për KALLXO.com.

Tutje, ende nuk dihet se në cilën gjykatë do të trajtohet lënda pasi nuk është marrë vendim ende.

MPJ i ka thënë KALLXO.com se vazhdimisht është duke e përcjellë rastin nga afër.

KALLXO.com raportoi për ndalimin e mërgimtarit kosovar nga Gjermania Ibrahim Matoshi i cili dje u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Familjarë të Ibrahimit i kanë thënë KALLXO.com gjatë ditës së sotme se, nuk janë informuar  se për çfarë është arrestuar Ibrahim Matoshi.

https://kallxo.com/policia-serbe-arreston-mergimtarin-nga-gjilani/

https://kallxo.com/mpj-serbia-te-distancohet-nga-praktikat-e-politikave-te-millosheviqit/

https://kallxo.com/familjaret-ende-nuk-kane-informacione-pse-u-arrestua-ibrahim-matoshi/