Ibrahim Matoshi, i arrestuar nga policia serbe I Kortezi nga familja e Ibrahim Matoshit

Mbërrin në banesën e tij në Gjermani mërgimtari i arrestuar në Serbi

Mërgimtari Ibrahim Matoshi, i cili sot është liruar nga autoritetet serbe, ka arritur në banesën e tij në Gjermani.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com familjarët e Ibrahim Matoshit.

Ibrahim Matoshi ishte arrestuar nga Policia e Serbisë para rreth 2 muajve duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Ai ishte arrestuar më 13 gusht nga autoritetet serbe në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” derisa po hynte në territorin serb nga Kosova.

Lirimin e tij nga autoritetet serbe e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Sapo mora informacionin nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës se avokati i z. Ibrahim Matoshi i ka informuar për lirimin e tij. Ne do të presim për konfirmimin përfundimtar zyrtar dhe kthimin e z. Matoshi në territorin e Kosovës, ashtu që familjarët e tij, dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë rast aktivisht, të ndjejmë lehtësim emocional e shpirtëror”, ka shkruar Pacolli.

Ai kishte ardhur në Kosovë për pushime nëpër të njëjtën rrugë dhe pikë kufitare dhe nuk ishte arrestuar.

Matoshi ka nënshtetësi gjermane dhe me profesion është stomatolog

KALLXO.com kishte raportuar vazhdimisht në lidhje me ketë rast.

https://kallxo.com/lirohet-nga-policia-serbe-mergimtari-ibrahim-matoshi/

https://kallxo.com/policia-serbe-arreston-mergimtarin-nga-gjilani/

Kallxo.com