Ilustrim

 Arsim Gërxhaliu flet për gjetjen e mbetjeve mortore në Istog: Janë të vjetëra dhe jo nga lufta e fundit

Gjetjet mortore në fshatin Uçë të Komunës së Istogut nuk janë nga lufta e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur për Arsim Gërxhaliu, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Janë të vjetër dhe jo nga lufta e fundit”, konfirmoi ai për KALLXO.com.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se një person ka raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në disa mbetje mortore (eshtra).

Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mbetjet.