Sot përfundon obduksioni për pesë anëtarët e familjes Bllaca në Gjilan

Pesë trupat e pajetë të familjes Bllaca nga Gjilani janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u kryer obduksioni pas ngjarjes tragjike e cila ndodhi në Gjilan dje pasdite.

KALLXO.com ka biseduar me Drejtorin e IML-së, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka treguar se ka mobilizuar ekipin dhe shtoi se gjatë ditës së sotme pritet të kryhen të gjitha obduksionet e pesë familjarëve Bllaca.

“Kemi mobilizuar ekipin për këtë rast sot pritet të kryhen të gjitha obduksionet,” tha shkurt Gërxhaliu.

Gjatë ditës së djeshme Komuna e Gjilanit u trondit nga një vrasje e shumëfishtë që ndodhi në rrugën “Bujanina”.

Një zyrtare policore dyshohet se mori armën në stacionin policor e më pas kreu vrasjen e katër familjarëve të tij e më pas kishte kryer edhe vetëvrasjen.

KALLXO.com vazhdimisht raportoi në lidhje me këtë rast.

Tragjedia në Gjilan, suspendime masive në Polici

Tragjedia në Gjilan, suspendime masive në Polici