Misteri i vrasjes së Egzon Mazrekajt

22 vjeçari nga Sopia e Suharekës u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij nga një person ende i panjohur për policinë.

I plagosur në këtë sulm mbeti edhe babai i tij Naimi.

Drita Mazreku tregon për tmerrin e familjes së tyre.

“Kam qenë duke i pastruar fëmijët kur e kam dëgju një zhurmë. I thashë Egzonit se çfarë është kjo zhurmë dhe ai doli të shohë në oborr,” rrëfen ajo.

Viktima kishte parë diçka të dyshimtë dhe porosia e tij e fundit ishte “babi mos dil”.

“Naimi e ka shty ai ka hy në shkallë dhe u rrokë me Egzonin.  Xoni më ka thënë largohu oj Dritë se ka armë,” rrëfen Drita.

Në sekondat e radhës drita kishte dëgjuar 4-5 të shtëna dhe e kishte parë Egzonin  të shtrirë për tokë.  Dorasi nuk ishte ndalur së qëlluari. Pas Egzonit tre plumba mori edhe babai Naimi.

“Më ka shty mu, burri ka dashtë me e kapë me e nxënë, por e ka rrëzua burrin dhe e ka qëllua tri herë,“ tregoi Drita Mazreku.

“Edhe Naimin e ka plagosë, i kam hipë përmbi edhe i kam mshu me grushte. I kam thanë që policinë e lajmëroj dhe ai ka ikur,” rrëfen Drita.

Gruaja kishte tentuar që të zbuloj se kush ishte personi por i njëjti ishte kthyer për ta ri konfirmuar se askush nuk po e ndjek

“Nuk ka pas maskë i kom mshu atij njeri me duar të mia para syve e kom pas, po fytyrën nuk ja kom pa qysh duhet,” thotë Drita.

Kushëriri i viktimës Eshref Mazreku kërkon drejtësi për këtë rast. Në të pamën e familjes Eshrefi tregon se  ngushëllimi i vetëm është zbardhja e këtij rasti.

KALLXO.com për vrasjen e Egzon Mazrekajt shkroi edhe ditën kur ajo ndodhi.

http://kallxo.com/vritet-nje-25-vjecar-ne-suhareke/