Foto: RTV 21

Ministria e Shëndetësisë Dhuron dy Autoambulanca

Ministria e Shëndetësisë sot dhuron dy autoambulanca për komunitetet në Janjevë dhe Zhupë.

Në Janjevë autoambulancën do ta dhurojnë rreth orës 11:00 ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Autoambulanca në Zhupë do të dorëzohet nga ministri Ismaili në orën 13:00./21Media