Ilustrim
Ministri Tahiri: Mbyllja e Institutit për Krime të Luftës ndodhi pasi nuk ka pas ligj për të
18.10.2018 - 12:18
Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka kërkuar sqarime nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri se pse këtë vit është mbyllur Instituti për Krime të Luftës në Kosovë.
Ministri Tahiri tha se vendimi është marrë pasi Instituti nuk ka pasur strukturë ligjore dhe nuk ka qenë i mirëfilltë.
“I ashtuquajturi Institut, nuk ka qenë mirëfilli, sepse ato themelohen me ligj dhe jo vendim të qeverisë. Ai ka qenë një ekip e njerëzve në emër të një instituti për krime lufte. Aty s’ka pasur as njerëz me background akademik”, tha ministri.
Ndërsa, deputeti Krasniqi kërkoi që të ketë institut për krime të luftës, jo departament të një ministrie për këtë çështje.