Fatmir Matoshi- Ministër

Ministri kërkon nga Policia ta hetojë denoncimin e Milaim Zekës për ryshfet

Deputeti Milaim Zeka ka bërë akuza të rënda ndaj Ministrisë së Mjedisit, duke thënë se kanë kërkuar ryshfet nga një biznesmen që donte të ndërtonte hotel në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zeka megjithatë nuk ka treguar se kush saktësisht nga ministria ka kërkuar ryshfet apo në cilin mandat.

“Pse nuk po tregojnë që ministritë tona janë me e shkatërru biznesin privat, me e blloku investimin e mërgatës shqiptare këtu.Një biznesmen i quajtur Sabri Novosella, pronar i ‘Nanës Naile’  ka kërkuar me ndërtu një hotel ne Brezovicë me pesë yje, Ministria e Ambientit i ka kërkuar 800 mijë euro ryshfet, pastaj  kanë ra në 600 mijë euro plus dy banesa në Prishtinë. I kanë thanë banesat në Prishtine e jo në Brezovicë sepse problem me i shitë”, tha Zeka.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar ministrin aktual të Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, për të pyetur rreth këtyre deklarimeve të deputetit Milaim Zeka.

Fatmir Matoshi, ministër në këtë dikaster ka thënë se nuk e di se për kë e ka fjalën Zeka, ndërsa paralajmëroi se do të kërkoj nga organet e drejtësisë që të zbardhin rastin.

https://kallxo.com/ministri-i-mjedisit-kerkon-hetime-lidhur-me-pretendimet-per-ryshfet/?fbclid=IwAR2HYbXxQwxZJv2xbnIfIyGIWPpfOV-zOcj0AFu1TmcM93U9uyNCzP37WFA

Por me anë të një njoftimi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.

Sipas njoftimit, Ministri Matoshi, ka thënë se është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend.

“Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.    Kërkesa e Ministrit Matoshi drejtuar organeve të hetuesisë shpreh vullnetin dhe përkushtimin e MMPH-së që ky rast të zbardhet sa më shpejtë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com ka raportuar në lidhje me rastin e paraqitur nga Zeka.

Madje njëri nga pronarët e banjës ‘Nëna Naile’, Sabri Novosella e ka konfirmuar se atij i janë kërkuar një herë 800 mijë euro e më pas 600 mijë euro dhe dy banesa në këmbim të lejes së ndërtimit për një hotel në Brezovicë.

“Mu më janë kërku 800 mijë euro ryshfet, pas debatit që e ka pasur përfaqësuesi im e kanë zbrite në 600 mijë euro edhe dy banesa në Prishtinë se nuk po na shiten, se aq shumë kanë banesa që ua kanë marrë njerëzve, po iu duhen banesat në Prishinë e jo në Brezovicë”, ka thënë Novosella për Kallxo.com.

https://kallxo.com/biznesmeni-konfirmon-se-i-kerkuan-800-mije-euro-ryshfet-per-hotelin-ne-brezovice/

https://kallxo.com/milaim-zeka-ministria-e-ambientit-ka-kerkuar-ryshfet-nga-biznesmeni-qe-kerkonte-te-ndertonte-ne-brezovice/?fbclid=IwAR0CHQDC0aih6p8oYeaVEevm8gPC-9cTdSLDnumH99Kf6M90zTb2s37-7Xs

Ministri kerkese z.Bashkim Spahiu – PK 4096