Gjimnazi ‘Xhevdet Doda’ nesër nuk mban mësim

Në gjimnazin “Xhevdet Doda” në kryeqytet nesër nuk do të mbahet mësim.

Në njoftimin në Facebook të kësaj shkolle është bërë e ditur se mësimi nuk do të mbahet për shkak se do të bëhen vlerësime mjedisore pas rrënimit të disa objekteve aty afër, të cilat janë të mbuluara me material prej asbesti, që vlerësohet i rrezikshëm për shëndetin.

“Njoftohen nxënësit dhe mësimdhënësit se nesër me 04.10.2021 nuk do të mbahet mësim në shkollën tone, pasi që Ministria e Planifikimit dhe Mjedisit do të bëjë disa vlerësime mjedisore në rrethinën tonë. Për zëvendësimin e kësaj dite do të njoftoheni me kohë përmes kujdestarëve të klasave”, thuhet në njoftim.