Media serbe: 'Sempre' në vend të 'Plazma'-s, mënyra e re e patriotizmit në Kosovë

Pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe, televizioni serb N1 ka bërë një artikull, ku e ka cilësuar si patriotizëm, zëvendësimin e “Plazma”-s me produktin vendor “Sempre”.

Në këtë artikull të bërë më qyetarët e Kosovës, është përfshirë edhe video humoristike e bërë nga autori, Miran Ramadani, ku paraqet “kontrabandën” e “Plazma”-s.

Ramadani në një intervistë për këtë medium thotë se qytetarët e Kosovës kanë qenë tradicionalisht të lidhur me produktet serbe, por se ato mund të zëvendësohen me produkte vendore.

“Ne me këtë video kemi dashur të tregojmë se produkti Plazma mund të zëvendësohet dhe gjitha sarkazma ishte e fokusuar që njerëzit shumë lehtë mund ta zëvendësojnë atë me produktin vendor “Sempre”, dhe kështu ata e kuptuan që produktet vendore janë më të duhura se ato të huajat”, tha Ramadani.

N1 po ashtu ka cituar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ku ka thënë se fëmijët e tij në vend të “Plazma”-së hanë produktin vendor “Sempre”.

Ndërsa qytetarët e Prishtinës kanë thënë për mediumin serb se janë duke bojkotuar plotësisht produktet serbe.

Ndërsa, zëdhënësi i doganës së Kosovës Adriatik Stavileci ka thënë për N1 se importet nga Serbia kanë rënë ndjeshëm.

“Importet nga Serbia arriti në një të përditshme 1.2 milion, ndërsa sot ajo është rreth 6.000 euro në ditë. Realisht, pas futjes së tarifave, importet nga Serbia janë ulur me 99,5 për qind”, citohet të ketë thënë ai.