Foto: Ilustrim

MAShT kritikon përsëri komunën e Drenasit për mbylljen e shkollave

Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka dërguar një shkresë drejtuar komunës së Drenasit që ta shfuqizojë vendimin lidhur me mbylljen e tri shkollave në fshatrat Abri, Gjergjicë dhe Godancë.

Nxënësit e shkollave të këtyre fshatrave nuk e kanë filluar ende mësimin procesin mësimor, pasi që prindërit kundërshtojnë që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollën amë, pavarësisht që komuna ua ka siguruar transportin.

Ministria përmes kësaj shkrese, e ka quajtur joligjore kërkesën e DKA-së që të financohen nga MAShT, pasi që sipas tyre buxheti ndahet nga Ministria e Financave.

“MAShT është përfshirë për të zgjidhur këtë çështje pasi kemi pranuar një peticion të nënshkruar nga 224 prindër dhe jemi të obliguar të reagojmë duke parë se nxënësit refuzojnë të vijojnë mësimin në shkollën e re, ku iu është caktuar. Ju si DKA jeni të obliguar që të gjeni zgjidhje për të krijuar kushte që nxënësit të vijojnë mësimin normalisht”, thuhet në shkresen e MAShT-it.

“Komuna është e obliguar që çdo vendim ta marrë në përputhje të plotë me Udhëzimin Administrativ në fuqi duke respektuar kriteret që kanë të bëjnë me numrin e nxënësve, distancën, lartësinë mbi detare etj”, thuhet mes tjerash në këtë shkresë.

Prindërit kishin protestuar ndaj këtij vendimi, mirëpo komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovcit nuk ka ndryshuar vendim.

Një prindër për KALLXO.com ka paralajmëruar se protesta do të vazhdojë përsëri të hënën në orën 11:00 para Komunës së Drenasit.

https://kallxo.com/komuna-e-drenasit-mbylle-shkollen-fillore-masht-e-quan-vendim-te-gabueshem/