Majlinda i Siguron Kosovës Medalje Olimpike

E arta apo e argjendta olimpike?

Kësaj pyetje do t’i japë përgjigje sonte, pas pak çastesh aktualisht kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Ajo siguroi finalen në Lojërat Olimpike të Rios, të parat në të cilat po merr pjesë Kosova, duke e mundur në gjysmëfinale xhudisten japoneze Misato Nakamura.

Kjo është fitorja e tretë e Majlindës gjatë ditës ndërsa kundërshtarja e saj në finale do të takohet me italianen Odette Guifrida.

Në xhiron e parë ajo mundi zviceranen Evelyne Tschopp ndërsa në xhiron e dytë xhudisten nga Maurutiusi, Kristina Legentil.