Majlinda e Nis me Fitore të Shpejtë

Vetëm 25 sekonda i janë dashur Majlinda Kelmendit për ta mundur kundërshtaren e parë, Yvelyne Tschupp nga Zvicra.

Në kategorinë 52 kilogramë në Lojërat Olimpike, Kelmendi fitoi me ippon ndaj kundërshtares së saj të parë.

Tani ajo pret që të takohet me xhudisten nga Mauritius, Kristina Legentil nga e cila është mposhtur katër vjet më parë në Londër kur Majlinda Kelmendi garonte me flamurin e Shqipërisë.

Për ta fituar medaljen e artë, të parën e Kosovës në Lojërat Olimpike, Majlindës i duhen edhe tri fitore.