Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri: Nuk ka grup të unitetit, ka 'grup të bashkëluftëtarëve'

Lutfi Haziri e ka komentuar ekipin negociator të emëruar nga Kryeministri Ramush Haradinaj e që drejtohet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Për Hazirin, ky nuk mund të quhet grup i unitetit, pasi që është një grup i shokëve ose bashkëluftëtarëve.

“Më së paku mundet me u quajtë grup i unitetit. Është një grup i shokëve, bashkëluftëtarëve dhe i kolegëve që qeverisin bashkë, të cilët janë harmonizuar apo po punojnë me u harmonizu, mirëpo opozita nuk është pjesë e saj, andaj grupit duhet me ndërru emërtimin”, tha Haziri,

Ai nuk ka dashur të komentojë raportin ndërmjet Thaçit dhe Limajt.

Megjithatë nënkryetari i LDK-së nuk beson se ky grup do të arrijë ta përfaqësojë Kosovën fuqishëm e dinjitetshëm në Bruksel.

“Nuk besoj që do të arrijnë të përfaqësojnë fuqishëm dhe dinjitetshëm kauzën në Bruksel sepse edhe BE edhe miqtë ndërkombëtar e dinë fuqinë që e ka opozita”, tha Haziri për KALLXO.com.