Lufta e vazhdueshme e banorëve të Shtërpcës kundër hidrocentralit

Banorët shqiptarë e serbë të Shtërpcës sot janë bërë bashkë për të kundërshtuar përsëri ndërtimin e minihidrocentralit në lumin Lepenc, i cili kalon përmes Maleve të Sharrit.

Këto protesta janë të vazhdueshme që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Sipas banorëve, me punimet që po zhvillohen për ndërtimin e hidrocentralit po dëmtohet rrjedha e lumit dhe cilësia e ujit të cilin e përdorin për pije.

KALLXO.com ka raportuar rreth protestave në Shtërpcë, të organizuara nga banorët.

Me një vendim të janarit të këtij viti, inspektorati komunal i Shtërpcës ka ndaluar përkohësisht ndërtimin e një hidrocentrali në këtë komunë me arsyetimin se “ka ardhur deri te turbullimit të ujit të pijshëm në rezervuar dhe kjo po e përkeqëson furnizimin e banorëve”.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga protesta e mbajtur sot para komunës së Shtërpcës.

 

 

https://kallxo.com/banoret-e-shterpces-kembengules-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit/

.