Lirohet Gani Geci

Geci u dënua sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë me 4 vjet e gjysmë burg.

Geci ndodhej në arrest shtëpiak, ndërsa pas dënimit të tij, kryetari i trupit gjykues Vidar Stensland kërkoi mendimin e palëve në lidhje me këtë masë sigurie.

Prokurorja e EULEX-it Neeta Amin kërkoi dërgimin e menjëhershëm të Gecit në burg, me arsyetimin se kanuni në Kosovë është më i fuqishëm se ligjet.

“Duke marrë parasysh që në Kosovë kanuni është më i fortë se edhe vetë ligji, prokuroria mendon se Gani Geci duhet të shkojë në burg për shkak se në Kosovë jemi dëshmitarë se jo gjithçka përfundon me shpalljen e vendimit dhe rreziku që Gani Geci ta përsërisë veprën është i madh, andaj për këtë prokuroria mendon se deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit ky duhet të shkojë në burg,” tha prokurorja Amin.

Propozimin e prokurores e kundërshtoi Ndrec Dodaj, avokati i Gani Gecit që tha se klienti i tij nuk i ka borxh askujt që dikush të frikësohet se atij po i ndodh ndonjë gjë.

Gjykata vendosi që deri në plotfuqishmëri të vendimit Geci të qëndrojë i lirë.