Fatmir Limaj - Foto: Facebook

Limaj: Nëntori, muaji më i lavdishëm i historisë kombëtare

Me rastin e Ditës e Flamurit, 28 Nëntorin, Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka uruar të gjithë shqiptarët Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se ky muaj mbetet më i lavdishmi i historisë kombëtare.

Sipas Limajt kjo datë është e veçantë sepse koincidion edhe me data të tjera të rëndësishme për vendin tonë.

“Nëntori mbetet muaji më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori i Flamurit tonë Kombëtar do të jetë përherë frymëzim për të gjithë shqiptarët ndër breza. Sot shqiptarët anekënd botës festojnë 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Sipas tij pikërisht në këtë ditë të shënuar ne sot kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan dhe i shërbyen kësaj dite në etapa të ndryshme.