Limaj Falënderon të Rinjtë që S’u Mashtruan

Limaj mori pjesë në Kuvendin I Zgjedhor të Nismës së Rinisë për Kosovën

“Ju rini nuk keni pranuar të shantazhoheni. S’keni pranuar të mashtroheni. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë moshatarë tuaj pushtetarët i mashtrojnë,” u tha Limaj të rinjve të subjektit që drejton.

Sipas komunikatë së Nismës, Limaj foli edhe për situatën politike në vend. Ai tha se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq.

Rininë e Nismës në kuvendin e saj e përshëndeti edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie Jakup Krasniqi.

Edhe Krasniqi falënderoi të gjithë të rinjtë e këtij subjekti, ndërsa u kërkoi që ta marrin në duar ndryshimin e vendit.