LDK shpreh keqardhje për zhdukjen e dy policëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me aksidentin e mbrëmshëm pas të cilit janë zhdukur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në një reagim, LDK shpreh keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.

Po ashtu, ky subjekt politik shpreh mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren.

“Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta”, thuhet në reagim.

Kallxo.com raportoi se operacioni në kërkim të dy policëve të zhdukur mbrëmë pasi që me veturën e tyre ranë në lumin Lepenci ka rinisur sot në mëngjes.

http://kallxo.com/vazhdon-kerkimi-i-dy-policeve-te-rene-me-veture-ne-lepenc/

Në kërkim të policëve të zhdukur janë angazhuar njësi të ndryshme të Policisë, të FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarë të shumtë.

http://kallxo.com/policet-bien-ne-lepenc/

Lidhur me aksidentin ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj.

http://kallxo.com/kryeministri-haradinaj-reagon-pas-zhdukjes-se-dy-policeve-ne-lepenc/

Ndërsa, në një postim në profilin e tij në “Facebook”, presidenti Hashim Thaçi tha se “në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc”.