Isa Mustafa | Foto: RTV 21

LDK ngushëllon vdekjen e djalit të Nexhat Dacit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Daci, me rastin e vdekjes së Arian Dacit nga një ortek në Brezovicë.

“Me dhimbje mësuam lajmin për tragjedinë në Brezovicë që fatkeqësisht humbi jetën djali juaj, Arian Daci.

Në emrin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë miqve të Arianit, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kolegëve të tij”, thuhet në telegramin e Mustafës.

Arian Daci ka qenë zëvendëministër i Diasporës si dhe ishte djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci.