Foto: Kallxo.com

Lansohet Rrjeti Mjedisor i Kosovës

Sot është mbajtur mbajt konferenca lansuese e rrjetit mjedisor të Kosovës (Kosovo Environmental Network).

Këtë konferencë e hapi Egzona Shala nga OJQ Youth Ecological and Security Zone, e cila theksoi rëndësinë e një rrjeti të tillë në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

“Ky rrjet ka dalë si nevojë për rritje të punës dhe zërit të organizatave mjedisore për të shtyrë përpara çështjet mjedisore, në të njëjtën kohë është edhe forcimi i ndikimit të tyre të cilat janë te angazhuara në këto aktivitete”, tha Egzona Shala.

Ndërsa përfaqësuesi nga organizata Fondacioni Jeshil, Xhevdet Gegollaj soli për funksionimin e këtij rrjeti.

Gegolli shtjelloi statutin themeluar nga ky rrjet që përfshijnë qëllimin, parimet, anëtarësimin, kriteret e obligimet si dhe rëndësinë e një statuti të tillë që lidh dhe rregullon punën e kësaj platforme.

“Rrjeti është platformë për veprim të përbashkët në mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e mjedisit në Kosovë”, tha ai, duke bërë thirrje për aplikim organizatave apo individëve të interesuar në çështje mjedisore.